GazetaMax
LAJME

205 kërkesa për ndërmjetësim në konteste në KRrB

Shkup, 9 gusht – Po ulet numri i bashkësive të pronarëve të banesave dhe hapësirave afariste, ndërsa po rritet edhe angazhimi i udhëheqësve. Të dhënat e Komisionit Rregullator për Banim (KRRB) tregojnë se gjithsej 7.115 ndërtesa afariste janë drejtuar nga udhëheqës ose bashkësi e pronarëve, ndërsa në gjithë shtetin ka dhjetë inspektorë të licencuar për banim.

Sipas Komisionit, gjatë gjashtë muajve të fundit ka rritje të numrit të ndërtesave afariste të menaxhuara nga drejtues të licencuar dhe numri i tyre tani është 4.476 me gjithsej 104.380 pjesë të veçanta nga gjegjësisht banesa dhe hapësira afariste, për dallim të gjysmës së dytë të vitit të kaluar kur ka pasur 4 367 ndërtesa afariste me gjithsej 103 826 pjesë të veçanta. Kjo, theksojnë nga Komisioni, nënkupton se dukshëm është rritur numri i pjesëve të veçanta të cilat menaxhohen nga ana e udhëheqësve të licencuar.

Nga 1 janari deri më 30 qershor të këtij viti në KRRB kanë mbërritur 205 kërkesa për ndërmjetësim në konteste ndërmjet drejtuesve, kryetarëve të bashkësive të pronarëve dhe pronarë të pjesëve të veçanta, si dhe kërkesa për mendim. Prej tyre, 70 janë dorëzuar me shkrim, ndërsa Komisioni ka propozuar masa adekuate, ua ka dorëzuar palëve të përfshira dhe është deklaruar me mendime adekuate për zbatim të dispozitave nga Ligji i Banimit. Janë propozuar edhe masa për lëndët e dorëzuara në mënyrë elektronike, përmes ueb-faqes së Komisionit Rregullator për Banim.

Në gjysmën e parë të këtij viti, janë dhënë tetë licenca për drejtues për kryerje të veprimtarive për menaxhim me ndërtesa afariste dhe janë marrë po aq vendime të personave juridikë për vazhdimin e licencës për drejtues. Në këtë periudhë është marrë edhe një vendim për marrjen e licencës për drejtues, ndërsa nga viti 2010 deri në qershor 2022 janë marrë gjithsej 27 licenca për drejtues për kryerje të veprimtarive të menaxhimit me ndërtesa afariste.

Raporti për punën e Komisionit Rregullator për Banim për periudhën janar-qershor 2022, tregon se një person juridik e ka kthyer licencën për drejtues për shkak të moskryerjes së veprimtarisë, ndërsa katër personave juridikë u ka skaduar afati i vlefshmërisë së licencës.

Deri në fund të qershorit me veprimtarinë e udhëheqjes me ndërtesa afariste merren gjashtëdhjetë persona juridikë. Në firmat e licencuara janë punësuar më shumë se 1.452 persona, ndërsa përmes marrëveshjeve për shërbime nga sfera e menaxhimit (mirëmbajtje të higjienës, punë zejtarie dhe të ngjashme) sigurohet punë edhe për një numër të madh të të punësuarve në firma të cilat ofrojnë shërbime të llojit të tillë.

Drejtuesit e licencuar kanë lidhur kontrata për shërbime menaxhuese vetëm në 16 qytete, ndaj për këto arsye, sipas Komisionit Rregullator për Banim, pritshmëritë e interesit të subjekteve juridike për marrjen e licencave janë reale për të vazhduar edhe në periudhën në vijim. Në Shkup, Manastir, Ohër, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Kërçovë, Strumicë, Kavadar, Gostivar, Shtip, Veles dhe Dibër numri i marrëveshjeve të lidhura në vitin 2022 krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2021 është në rritje, ndërsa në Gjevgjeli, Koçan dhe Dojrani është në rënie, gjegjësisht nuk ka marrëveshje të nënshkruara.

Sipas të dhënave nga Regjistri qendror, deri në mesin e qershorit të këtij viti janë regjistruar gjithsej 2639 bashkësi pronarësh. Është rritur numri i bashkësive të pronarëve të shuar edhe për këtë periudhë, sipas KRB-së është 46. Numri më i madh i objekteve të banimit që i kanë shuar bashkësitë e pronarëve kanë marrë vendim për punësimin e një menaxheri të licencuar, kështu që KRB pret që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen. Numri më i madh i komuniteteve të regjistruara të pronarëve janë në komunat e Qytetit të Shkupit, si dhe në Kavadar, Tetovë, Manastir dhe Ohër. Në Vallandovë, Dibër, Demir Kapi, Dojran, Ilinden, Jegunovc, Kratovë, Makedonski Brod dhe Pehçevë janë regjistruar nga një deri në pesë bashkësi të pronarëve.

Konform Ligjit për banim, pronarët e pjesëve të veçanta të ndërtesave janë të detyruar të caktojnë një menaxher ose të regjistrojnë bashkësi të pronarëve, ndërsa kryetarët e komunave të caktojnë inspektorë komunalë për banim.

Të dhënat e KRB-së të marra nga Këshilli inspektues tregojnë se në vend janë gjithsej 10
inspektorë të licencuar për banim. Numri më i madh i komunave, siç theksojnë nga Komisioni, nuk kanë emëruar inspektorë për banim.

Situata e këtillë e vështirëson punën e menaxherëve të licencuar, si dhe funksionimin e komuniteteve të regjistruara të pronarëve, por në të njëjtën kohë rriten parregullsitë nga ana e menaxherëve, për çka tregon numri i rritur i denoncimeve dhe parashtresave nga qytetarët.

Nga Komisioni rregullator për banim përkujtojnë se inspektorët komunal për strehim kanë obligim ligjor në bazë të Ligjit për banim të dalin në terren dhe nëse konstatojnë se janë në një ndërtesë banimi, ndërtesë banimi-afariste ose ndërtesë afariste-banimi ende nuk ka të regjistruar një bashkësi të pronarëve ose nuk ka angazhuar menaxher, ata munden dhe janë të detyruar të marrin iniciativë dhe t’i paraqesin propozim gjykatës në departamentin për procedura jashtëgjyqësore për marrjen e vendimit për emërimin e një menaxheri të detyruar nga ana e gjykatës, e cila e zëvendëson vendimin e pronarëve të pjesëve të veçanta dhe marrëveshjen për marrëdhënie të ndërsjella.

“Në bazë të takimeve dhe bisedave të realizuara është konstatuar se rrallë ndonjë komunë ka vendosur regjistër të objekteve banesore dhe banesave, si dhe regjistër të menaxherëve të objekteve të banimit, edhe pse sipas Ligjit për banim e kanë një obligim të këtillë”, theksojnë nga Komisioni rregullator për banim.

Related posts

Mickoski me kusht për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

e-max

Problemi me të rinjtë e pastrehë i tejkalon kapacitetet e shërbimeve sociale

e-max

Publikohet lista e qytetarëve që kanë luftuar në Siri

e-max