​Cubarsi beson te Barcelona: Lufta për trofe vendoset më vonë

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí, ka deklaruar se skuadra katalanase nuk është ndier nën presion për të dëshmuar vlerat e saj pas humbjeve ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

Në një prononcim për mediat, talenti spanjoll ka theksuar se Barcelona është plotësisht i vetëdijshme për cilësinë që posedon në përbërjen e saj dhe se rezultatet negative nuk i kanë lëkundur besimin e skuadrës.

“Ne kurrë nuk jemi ndier në atë mënyrë. E dimë shumë mirë se sa cilësi ka kjo skuadër”, është shprehur Cubarsi.

Ai ka pranuar se përballjet me kundërshtarë të nivelit të lartë që në fillim të sezonit janë një mundësi e mirë për të kuptuar nivelin e ekipit dhe për të parë se ku qëndron Barcelona në raport me rivalët.

Megjithatë, 18-vjeçari ka nënvizuar se këto ndeshje nuk janë përcaktuese për garën drejt trofeve.

“Përballja me skuadra të mëdha kaq herët në sezon të jep një ide se ku ndodhesh, por titujt nuk vendosen në këtë fazë të kampionatit”, tha ai.

Deklarata e Cubarsit vjen si një mesazh besimi në potencialin e skuadrës katalanase, e cila synon të mbetet konkurruese në të gjitha garat dhe të luftojë për trofe deri në fund të sezonit.

Burimi: botasot.info