Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

Boksieri tetovar triumfon në Gjermani, fitorja e 7-të në boksin profesionist

Boksieri tetovar Leonard Abazi ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në meçin e zhvilluar mbrëmë në Leverkusen të Gjermanisë në eventin e organizuar nga klubi No Limit Boxing dhe trajneri i njohur Bekim Hoxhaj, shkruan portali Sportmania.

20-vjeçari, i njohur si “Princi i Tetovës”, ishte dominant ndaj boksierit nga Gjeorgjia, Ruben Vladimiroviç Movsesjan, duke fituar me nokaut në raundin e tretë. Pavarësisht diferencës së madhe në moshë dhe përvojë, Movsesjan është 34 vjeç me 46 meçe profesionale, Abazi tregoi superioritet të plotë, duke e detyruar kundërshtarin të dorëzohet pas një serie goditjesh të forta.

Kjo ishte fitorja e pestë me nokaut për Abazin, i cili vazhdon të ruajë bilanc perfekt në ringun profesionist, shkruan Sportmania.

Latest Posts

Mos e humb lajmin