Një aksion i ri i Drejtorisë së Doganave në Prilep ka rezultuar me konfiskimin e 168,7 kilogramëve duhan të prerë, për të cilin ishte shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh.
Gjatë kontrolleve janë identifikuar gjashtë persona që ushtronin shitjen e duhanit pa pulla akcize, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedurat përkatëse.
Lajmin e ka bërë të ditur Mustafa Dauti, i cili theksoi se ky është aksioni i dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në aksionin e mëparshëm, autoritetet kishin konfiskuar edhe 135 kilogramë duhan të prerë.
Dauti theksoi se kontrollet dhe veprimet kundër tregtisë së paligjshme do të vazhdojnë, me qëllim mbrojtjen e interesit publik, parandalimin e shmangies së detyrimeve ligjore dhe garantimin e konkurrencës së drejtë për bizneset që veprojnë në përputhje me ligjin.
Ai nënvizoi se lufta kundër tregtisë së paligjshme mbetet prioritet dhe se institucionet do të vazhdojnë me kontrolle dhe hetime të thelluara.
