GazetaMax
Lajme

Financimi i fushatave mbetet në fuqi, kushtetuesja refuzon nismën e Trajanovit

Shkup, 21 Qershor – Reklamimi politik me pagesë në media është para Gjykatës Kushtetuese. Iniciativën e ka paraqitur deputeti Pavle Trajanov, nga Lidhja Demokratike.

Ai beson se partia e tij është e diskriminuar për shkak se partitë e mëdha, janë më të reklamuara në media gjatë fushatës zgjedhore. Gjykatësit kushtetues kanë pikëpamje të ndara. Disa mendojnë se Kodi Zgjedhor në fushën e financimit të partive është një zgjidhje korrekte që ofron reklamim, për ata që nuk janë në parlament.

“Në Suedi, shuma e parave që marrin partitë politike përcaktohet nga numri i votave të fituara në zgjedhjet e fundit, diçka e ngjashme me rregullimin tonë”, tha Naser Ajdari, Gjykatës Kushtetues.

Gjykatësit tjerë kushtetues thonë se financimi shtetëror për një fushatë zgjedhore partiake nuk është shpenzim i arsyeshëm.

“Kjo zgjidhje ligjore nuk është e nevojshme në një shoqëri demokratike, ka mënyra për të financuar partitë politike me anëtarësi, jo me para të qytetarëve”, tha Darko Kostadinovski, gjykatës kushtetues.

“Mënyra e përcaktimit të lartësisë së mjeteve reduktohet në mënyrë disproporcionale te partitë më të mëdha kundrejt partive më të vogla”, u shpreh Osman Kadriu, Gjykatë Kushtetues.

Por, Gjykata Kushtetuese nuk ndërmerr asnjë hap për të vlerësuar kushtetutshmërinë e asaj pjese të Kodit Zgjedhor, pasi nuk ka mjaft gjykatës.

Related posts

Osmani: Fronti Europian është një nga gjërat më të rëndësishme e viteve të fundit në vend

Gazetamax.mk

Që nga ardhja e Arsovskës, Shkupi nuk pa dritë me sy! A është dorëheqja zgjidhja më e mirë?

Gazetamax.mk

EMV-ja dje ka prodhuar 10,489 megavat orë energji elektrike

Gazetamax.mk