Zelensky: Shpresojmë të testojmë këtë dimër sistemin e parë evropian kundër raketave balistike

Ukraina shpreson të testojë gjatë këtij dimri sistemin e parë evropian të mbrojtjes kundër raketave balistike. Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi në Danimarkë, ku vlerësoi bashkëpunimin me industrinë daneze të mbrojtjes dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Shpresoj që këtë dimër të mund të testojmë sistemin e parë evropian të mbrojtjes kundër raketave balistike”, deklaroi Zelensky.

Gjatë takimit, presidenti ukrainas falënderoi industrinë daneze të mbrojtjes dhe partnerët e saj për bashkëpunimin dhe punën e kryer në kuadër të projekteve të reja.

Testimi i këtij sistemi përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Ukrainës për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse ndaj sulmeve me raketa balistike. Zelensky nuk dha detaje të mëtejshme mbi specifikat teknike apo afatet konkrete të testimit.

Burimi:botasot.info