GazetaMax
Lajme

Në Kuvendin bullgar u miratua propozimi francez për Maqedoninë e Veriut

Sofje, 24 qershor – Kuvendi Kombëtar i Bullgarisë sot e miratoi propozimin francez për Maqedoninë e Veriut. Pro votuan 170 deputetë, kundër 37 dhe abstenuan 21.

Dokumenti i miratuar që e propozoi lideri i Bullgarisë Demokratike Hristo Ivanov, i jep dritën jeshile qeverisë në dorëheqje të Kiril Petkovit për miratimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të propozuara nga presidenca franceze me Këshillin e BE-së për zgjidhjen e marrëdhënieve komplekse midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nëse plotësohen disa kushte.

“Zbatimi efektiv i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, garantimi i të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes futjes së tyre në Kushtetutë, asgjë në procesin e anëtarësimit të RMV-së të interpretohet si njohje e gjuhës maqedonase nga Bullgaria dhe garancitë e BE-së se e gjithë kjo do të plotësohet, janë kushtet e vendosura nga Sofja.
Këtë vendim e kanë përkrahur deputetët e “Ndryshimi vazhdon”, GERB-SDS, DPS dhe “Bullgaria Demokratike” (DB). “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe “Rilindja” janë kundër, ndërsa nga “BSP për Bullgarinë” të përmbajtur.
DPS dhe GERB në kumtesa të veçanta theksojnë interesin strategjik të Bullgarisë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kryetari i Bullgarisë Demokratike Hristo Ivanov, propozimi i të cilit u miratua sot në Kuvendin Popullor, tha se presioni më i fortë nuk është mbi Maqedoninë e Veriut, por mbi procesin integrues. Ai tha se vetoja tani do të jetë nga e gjithë BE-ja. Nëse nuk i plotëson kushtet e negociatave dhe nuk e ndryshon Kushtetutën e saj, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të fillojë negociatat për integrim në BE.
Ai e kritikoi GERB-in dhe i pyeti nëse ishte kaq e rëndësishme të votohej mosbesimi ndaj qeverisë këtë javë kur u zhvilluan dy takimet BE-Ballkani Perëndimor dhe Këshilli i BE-së. Ai tha se BSP abstenoi nga votimi sepse atyre u duhej më shumë kohë, një debat i gjerë, një atmosferë e qëndrueshme politike dhe për të parë nëse Bullgaria do të merrte një propozim më të mirë për presidencën e ardhshme të BE në muajt e ardhshëm.

Toshko Jordanov nga partia e Slavi Trifonovit u deklarua kundër vendimit dhe ditën e sotme e vlerësoi si turp për Bullgarinë dhe i quajti tradhtarë që e përkrahën. Kundër ka qenë edhe grupi më i vogël parlamentar i “Rilindjes”.

Related posts

Osmani për vizitë të parë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Gazetamax.mk

Angellovska-Bezhoska: Prioriteti i bankave qendrore është sigurimi i stabilitetit afatmesëm të çmimeve

Gazetamax.mk

Rektori Zeqiri: UNT në pritje të maturantëve, e ardhmja ndërtohet tek ne!

Gazetamax.mk