GazetaMax
Kuriozitete

Aro Muric kushton 4 milionë funte

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric pritet të ndërrojë skuadër.
Aro ka luajtur vitet e fundit në huazim larg Manchester City. Këta të fundit duan që këtë merkato ta shesin përfundimisht kartonin e kosovarit.
Interesim për portierin ka nga disa skuadra, por City ka bërë të qarta dy qëndrime.
City kërkojnë 4 milionë funte për të lëshuar kartonin e gardianit, Aro Muric.
Po ashtu, ‘Citizens’ nuk pranojnë assesi që lojtari të largohet në formë huazimi.
Për transferimin e Aro Muric për 4 milionë funte po punon skuadra e Burnley, e cila pritet të finalizojë marrëveshjen për 23 vjeçarin.

Related posts

Ten Hag i pakënaqur me sjelljen e Ronaldo: E papranueshme

Gazeta Max

Bellingham ishte takuar me Alex Ferguson, por transferimi i tij tek United nuk ndodhi

Gazeta Max

Çerek finalja e Ligës së Kampionëve, sonte luhen këto dy super ndeshje

Gazeta Max