Aksident i rëndë në Lezhë, automjeti merr përpara këmbësoren, 78-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. P., 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren P. K., rreth 78 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, e moshuara ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Burimi:botasot.info