Ish – mbrojtësi i Kombëtares tregon planin e kuqezinjve

Ish-mbrojtësi i majtë i Kombëtarës, Ardit Beqiri, ka folur në një lidhje live me emisionin “Kubi Sportiv” në Euroneës Albania, ndërsa fokusi kishte të bënte me ndeshjen e mbrëmjes mes Shqipërisë dhe Finlandës, Liga e Kombeve.

Beqiri ka dhënë një ide më të qartë se si mund ta ketë ndërtuar “kurthin” trajneri Maran kundër kombëtares nordike. “Kam mendimin se trajneri Maran ka llogaritur edhe psikologjinë e kundërshtarit. Finlandës edhe një barazim i rri mirë.

Pres që ne do të sulmojmë, por në mënyrë te ekuilibruar. Pra, edhe duke i dhënë përparësi repartit ofensiv, por edhe duke ruajtur ekuilibrat mbrapa.

Unë mendoj që Maran i ka bërë mirë llogaritë. Ai ka menduar pë një ekip të kujdesshëm. Jam i mendimit se ka bërë zgjedhjen e duhur”, u shpreh Beqiri.

Burimi: botasot.info