Vijon protesta para Kryeministrisë, studentët kërkojnë largimin e Qeverisë

Protesta kundër qeverisë ”Rama 4” vijon pa ndërprerje edhe këtë të enjte, duke arritur në ditën e 166-të të saj.

Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi është pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar qëndrimin e tyre deri në plotësimin e kërkesës kryesore.

Studentët kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshëm të ulen në dialog me kryeministrin, duke këmbëngulur se largimi i tij i parevokueshëm nga detyra mbetet kërkesa e panegociueshme e protestës.

Burimi:botasot.info