Drejtori i federatës heq dyshimet për Musialën

Drejtori sportiv i DFB, Rudi Fëler, ka shprehur besimin se Musiala do të rikthehet në formën e tij më të mirë, pas një sërë pengesash me të cilat është përballur mesfushori i Bajernit.

“Nga informacionet që kam, jam i bindur se ai do të rikthehet po aq i fortë sa ishte përpara dëmtimit.

Nuk ka asnjë arsye për të qenë skeptik për këtë. Jam plotësisht i bindur se do ta shohim Musialën në formë të shkëlqyer në shumë e shumë turne.

Në fund të fundit, ai është ende shumë i ri”, u shpreh Fëler. Sa i përket problemit neurologjik të Musialës, Fëler tha se do të shqetësohej më shumë në rast të përsëritjes së dëmtimeve muskulore.

“Nuk është diçka që e sheh çdo ditë në sportin profesionist, por, në fakt, mendova se ishte mirë që kjo çështje u bë publike dhe po trajtohet në mënyrë të arsyeshme”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info