LIVE: Shqiptari titullar në Beograd ndaj Serbisë

Përballja ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë zhvillohet sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd.

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, do të jetë titullar te kombëtarja e Gjermanisë dhe do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Vëmendja do të jetë te lojtari shqiptar Brajan Gruda, i cili do të luajë në Beograd përballë Serbisë.

Serbia – Gjermania

Serbia: V. Milinkoviq-Saviq.- Gudelj, Milenkoviq, Babiq, Nedelkoviq, S. Milinkoviq-Saviq, Xhodiq, Sukaçev, Samarxhiq, Tadiç dhe Cvetkoviq.
Gjermania: Ter Stegen, Treu, Thiaw, Tah, Mittelstadt, Kimmich, Pavlloviq, Wirtz, Gruda, Havertz, Scherhant.

Burimi: botasot.info