Profesori i Universitetit të Tetovës, Festim Halili, ka qenë i ftuar në Western Balkans University në Tiranë, ku ka mbajtur një ligjëratë kushtuar Inteligjencës Artificiale Gjenerative, duke ndarë me studentët njohuritë dhe perspektivat e tij mbi zhvillimet e kësaj teknologjie.
Ligjërata u karakterizua nga pjesëmarrja aktive e studentëve nga vende të ndryshme, të cilët përmes pyetjeve, diskutimeve dhe ndërveprimit me ligjëruesin kontribuuan në pasurimin e debatit akademik.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Doc. Dr. Avni Rustemi, i cili prezantoi njohuritë dhe përvojën e tij në fushën e teknologjive Blockchain.
Përmes këtij aktiviteti, Festim Halili dhe kolegu i tij kontribuuan në shkëmbimin e përvojave akademike dhe promovimin e inovacionit, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndëruniversitar mes institucioneve akademike të rajonit.
Postim i plotë:
Me kënaqësi iu përgjigjëm ftesës së Western Balkans University në Tiranë, ku patëm mundësinë të ndajmë njohuri dhe perspektiva mbi Inteligjencën Artificiale Gjenerative.
Veçanërisht inspiruese ishte pjesëmarrja aktive e studentëve nga vende të ndryshme, të cilët përmes pyetjeve, tezave dhe diskutimeve interaktive i dhanë vlerë të shtuar ligjëratës.
Me këtë rast, edhe kolegu Doc. Dr. Avni Rustemi ndau njohuritë e tij mbi teknologjitë Blockchain.
Mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit akademik!
https://www.facebook.com/share/p/1FTPra6VEX/
