Mexhit Hysenaj shkëlqen në ring, siguron vendin e dytë në “Titans fights 7”

Sportisti Mexhit Hysenaj ka arritur një rezultat të rëndësishëm në turneun e sporteve luftarake “Titans Fights 7”, duke u renditur në vendin e dytë në këtë garë të zhvilluar në Durrës.

Hysenaj, pas një periudhe përgatitjesh intensive në palestër, është ngjitur në ring për të përfaqësuar veten me një paraqitje dinjitoze, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe gatishmëri sportive.

Turneu “Titans Fights” është një nga aktivitetet që promovon sportet luftarake në qytetin e Durrësit, duke mbledhur sportistë dhe garues të ndryshëm në disiplinat e boksit dhe kikboksit.

Vendi i dytë në edicionin e shtatë përbën një rezultat për t’u vlerësuar për Mexhit Hysenajn, i cili vazhdon rrugëtimin e tij në sportet luftarake.

Suksesi i tij është një motivim për sfida të reja dhe rezultate edhe më të mira në garat e ardhshme.