Edhe pse është vjeshtë

Edhe pse është vjeshtë

Mirë po mban moti

Nuk e dalloi dot pronën

Në oborr t’shtetit kulloti

Hieshëm duke kullotur,

Gati sa nuk e zuri nata

Procesin e vetushqyerjes

Ia ndërpreu gjykata

Ende bari ishte i njomë

Kishte edhe ngjyrë jeshile

Më vonë pronarit të saj

I doli me bisht e me hile

Sa isha në oborr të huaj

Vërtet nuk e qova bishtin

Pse tash kah pronari im

Ju, po e drejtoni gishtin

Me përgjegjësi deklarohem

Kam shkuar kokë më vete

Pse tash, me pronarin tim

Po merret edhe shteti?

Burimi: Botasot