Përplasen dy avionë në aeroportin e Miamit, dy të lënduar

Një avion transportues i kompanisë UPS është përplasur me një avion pasagjerësh në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, të shtunën mbrëma, duke lënë dy persona me lëndime të lehta, sipas raportimeve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, teksa të dy avionët po lëviznin në pistat lidhëse të aeroportit, përcjell Bota sot.

Piloti i një avioni të kompanisë Copa Airlines, i cili po mbërrinte nga Panama City, njoftoi përmes radios së komunikimit se dikush ishte përplasur me avionin e tij, pasi krahu i tij kishte goditur pjesën e përparme të avionit të UPS-it, i cili ishte nisur drejt Bogotas në Kolumbi.

Në komunikimin radiofonik me kontrollorët e trafikut ajror, piloti i UPS-it pranoi se kishte shkuar më tej seç duhej dhe se avioni tjetër e kishte prekur me krahun e tij.

Burimi:botasot.info