Dhunë brenda familjes në Prishtinë, babai arrestohet pas rrahjes së vajzës së tij
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij pas një mosmarrëveshjeje verbale. Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar nga policia pas incidentit, ndërsa viktima, vajza e tij, ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjeksor. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorinë kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, viktima është kthyer në shtëpi së bashku me nënën e saj, ndërsa rasti po trajtohet nga institucionet përkatëse.