GazetaMax
LAJME

Si do të mësojnë nxënësit nëse librat vonohen sipas programeve të reja?

Shkup, 9 gusht – Në vijim është duke u zhvilluar procedura për zgjedhjen e operatorit ekonomik për botimin dhe shpërndarjen e librave për lëndët e arsimit fillor për të cilat Byroja për zhvillimin e arsimit ka përgatitur plan programe të reja.

Në përputhje të konceptit të miratuar gjatë vitit të kaluar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, ato po vendosen në faza – vitin e kaluar për klasat e para dhe të katërta, dhe në vitin shkollor 2022/2023 nxënësit e klasave të dyta dhe të pesta do të mësojnë nga planprogramet e reja.

Ministria e Arsimit dhe Kulturës thotë se procedurat për miratimin e librave për të cilat janë përgatitur planprogramet e reja janë në fazë të ndryshme përfundimtare, në mënyrë që nëse procedurat zgjaten pas fillimit të vitit shkollor, nxënësit të përvetësojnë njohuritë nga materialet përkatëse të përgatitura derisa i marrin librat e reja.

“Në konkursin anonim janë përzgjedhur një pjesë e dorëshkrimeve, por ka edhe të tilla me komente nga komisionet recensuese dhe duhet të pësojnë ndryshime/plotësime të caktuara. Pasi autori/autorët t’i kanë zbatuar, dorëshkrimi me ndryshimet i kthehet recensentëve për konstatimin e ndryshimit”, njofton Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Në përputhje me konceptin për arsimin themelor, përveç librave të shtypur, në portalin e-ucebnici.mon.gov.mk do të jenë të qasshme edhe librat nga klasa e katërt dhe më lartë në format digjital.

Related posts

Zajkova konfirmon se gjatë takimit me Kovaçevskin është diskutuar dhe zgjerimi i shumicës parlamentare

e-max

Konfiskohet duhan kontrabandë në vlerë prej 460 mijë denarëve në tregjet e Shkupit

e-max

Çmimet e larta të drurit, shtohen aktivitetet ilegale

e-max