Kina ka arritur pothuajse 50 rezultate ekonomike dhe tregtare praktike me ekonomitë anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC) deri tani këtë vit, theksoi të hënën Përfaqësuesi i Tregtisë Ndërkombëtare i Kinës Li Chenggang.
Li, gjithashtu zëvendësministër i Tregtisë, i tha këto në një konferencë për shtypin në qendrën e medias për Javën e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut 2026, që do të zhvillohet në Shenzhen të provincës Guangdong të Kinës Jugore.
Li u shpreh që Ministria e Tregtisë, së bashku me departamentet përkatëse, ka çuar përpara bashkëpunimin ekonomiko-tregtar në katër fusha kryesore: nxitja e integrimit ekonomik rajonal, përkrahja e punës së Organizatës Botërore të Tregtisë, thellimi i bashkëpunimit digjital e inteligjent dhe zhvillimi i ekonomisë së gjelbër.
Takimi i 33-të i Liderëve Ekonomikë të APEC-ut do të mbahet në Shenzhen nga 18 deri më 19 nëntor, ndërsa Takimi i CEO-ve i APEC-ut është planifikuar për më 17-18 nëntor.
Burimi:TV21
