Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Kulturës, Haraqija.
Në një postim, Baloku ka rikujtuar një deklaratë të Haraqijas nga koha kur ishte ministër: “I kam harxhuar paratë e babës, e nuk po i harxhoj paratë e shtetit”.
Ai ka kritikuar faktin se, pavarësisht kësaj deklarate, Haracia kishte vazhduar të qëndronte në postin e ministrit.
Në fund, Baloku ka vënë në pah rëndësinë e njerëzve që zgjedhim dhe rrethit politik që ndërtojmë, duke thënë se ata tregojnë shumë për standardet dhe vlerat që përfaqësojmë.
Postimi i plotë:
Para 22 vitesh, në kohën kur Kosova konsiderohej e çliruar, ish-ministri Haracia u emërua ministër i Kulturës në shtetin më të ri. Dje, ai u arrestua.
Por ajo që mbetet domethënëse është një deklaratë e tij publike gjatë kohës sa ishte ministër: “I kam harxhuar paratë e babës, e nuk po i harxhoj paratë e shtetit.”
E kishte thënë publikisht dhe, megjithatë, kishte vazhduar të qëndronte në postin e ministrit pa asnjë problem. Ministri i partisë së “akademikëve”!
Shikojini miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij në politikë. Aty kuptohet shumëçka: rrethi, bindjet, mendësia dhe angazhimet e tyre.
Në fund, njerëzit që zgjedhim dhe rrethi që ndërtojmë tregojnë shumë për standardet dhe vlerat që përfaqësojmë.
Burimi: botasot.info
