GazetaMax
Lajme

Qiratë e banesave/ Nuk pritet rritje drastike e çmimeve

Shkup, 8 shtator – Kërkesa për marrje me qira të banesave në fillim të vitit shkollor dhe akademik fillon të rritet dhe situata është më e mirë sesa një vit më parë, mirëpo nuk është sikur para fillimit të pandemisë.  Çmimet rriten, mirëpo, duke marrë parasysh fuqinë ekonomike të popullatës nuk pritet të rriten në mënyrë aq drastike, shprehen për MIA nga Grupimi për patundshmëri në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Në aspektin e lokalitetit, kërkesë më të madhe për marrje me qira të patundshmërive ka rreth fakulteteve, si dhe në komunat Karposh, Kisella Vodë, Aerodrom në lokalitetet që janë afër institucioneve arsimore ose ku ka linja të arrtishme autobusi për transportin e studentëve.  Interesim më të madh për marrje me qira të patundshmërive në kryeqytet, sipas informacioneve nga agjencitë e patundshmërive, ka për banim, ndërsa për hapësirë afariste gjithnjë e më pak.

Po ashtu, kërkesa në pjesën më të madhe është nga shtetasit vendorë, përderisa ka gjithnjë e më pak të huaj.

“Mund të thuhet se pandemia reflektoi ndryshe në shitjen nga njëra anë, dhe në qiranë nga ana tjetër. Derisa kërkesa për banesa është rritur, te qiratë nuk është vërejtur ky trend pozitiv. Situatat janë më keq se tre vjet më parë”, bëjnë të ditur nga Grupimi.

Sipas të dhënave nga Regjistri i qirave, çmimi mesatar i qirasë edhe në dy tremujorët e parë të këtij viti te komunat e Shkupit është më i lartë në Qendër, ndërsa më e ulët në Gjorçe Petrov.

Në Qendër, në tremujorin e parë një metër katrorë i hapësirës banesore është dhënë me qira mesatare për 299 denarë, pas çka vijojnë Karposhi me 269, Aerodromi 260, Kisella Voda me 213, Gazi Baba 198, Çairi 183, Gjorçe Petrovi 164.  Tashmë në tremujorin e dytë vëreher rënie e vogël, gjegjësisht në Qendër paguhen 303 denarë për metër katror sipërfaqe banesore, në Karposh 263, në Aerodrom 241, Kisella Vodë 202, Gazi Babë 193, Çair 174, dhe Gjorçe Petrov 16.

Emri i komunës Çmimi mesatar për m2 hapësirë banesore në denarë
Qendër 303
Karposh 263
Aerodrom 241
Kisella Vodë 202
Gazi Baba 193
Çair 174
Gorçe Petrov 166

– çmimi mesatar i banesave për metër katror në komunat administrative në Shkup për tremujorin e dytë të vitit 2022

Përllogaritjet, sipas çmimeve mesatare MIA i ka marrë nga Agjencia për kadastër të patundshmërive, tregojnë se për banesë pre 40 metrash katrorë në Qendër qiraja arrin rreth 200 euro, në Karposh 170 euro, në Kisella Vodë 130 euro, në Gazi Babë 125 euro, e në Gjorçe Petrov 107 euro.

Në raport me qiratë për shtëpia nuk ka pasur ndryshim të madh si në kërkesë ashtu edhe në çmime të cilat janë rritur, por jo si te banesat. Hapësirat afariste jepen me qira më pas duke marrë parasysh se krizat shkaktuan efekte negative në biznesin. Madje edhe agjencitë për patundshmëri, të cilat segmentin më të madh të punës së tyre paraprakisht i kanë përkushtuar dhënies me qira të hapësirave afariste, për momentin bëjnë të ditur se kërkesa është ulur. Mirëpo, shprehen nga Grupimi i patundshmërive, edhe në këtë pjesë, kur bëhet fjalë për hapësira atraktive afariste, ka kërkesë dhe ato jepen me qira për periudhë të shkurtër kohore.

Siç informojnë për MIA-n nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, që nga fillimi i vitit është regjistruar se 3294 persona fizik u kanë dhënë me qira patundshmëri personave fizike, që është rreth 1000 më pak se një vit më parë, ndërsa 18 045 patundshmëri u kanë dhënë me qira personave juridikë dhe ushtruesve të mëvetësishëm të veprimtarisë.

Vitin e kaluar të ardhura mbi këtë bazë janë paraqitur për dhënie të qirave ose nënqira 4443 personave fizikë,  si dhe 19537 personave juridikë dhe ushtruesve të mëvetësishëm të veprimtarisë.  Në vitin 2020, nga ana tjetër, janë paraqutur qira dhe nënqira prej 5202 personave fizikë dhe 19000 personave juridikë dhe ushtruesve të mëvetësishëm të veprimtarisë, ndërsa në vitin 2019 numri i tyre ka qenë 5202, respektivisht 19606. Shuma më e lartë e të ardhurave të paraqitura është nga dhënia me qira e patundshmërive personave juridikë dhe ushtruesve të mëvetësishëm të veprimtarisë në vitin 2021, në vlerë prej 7,1 miliardë denarë me 640 milionë denarë nga tatimi në të ardhura.

VITI Numri i personave fizikë që realizojnë të ardhura nga qiraja dhe nënqiraja e pronës Të ardhurat e paraqitura bruto TVSH Paguesi i të ardhurave
2019 6,495 790,441,794 102,041,244 Personi fizik
2019 19,669 6,654,261,558 889,655,006 Person juridik / ushtrues të mëvetësishëm të veprimtarisë.
2020 5,202 654,439,816 56,378,682 Personi fizik
2020 19,549 6,601,676,715 588,260,072 Person juridik / ushtrues të mëvetësishëm të veprimtarisë
2021 4,443 634,783,242 54,638,814 Personi fizik
2021 19,537 7,176,909,596 640,024,689 Person juridik / ushtrues të mëvetësishëm të veprimtarisë
2022 3,249 509,564,879 43,801,609 Personi fizik
2022 18,045 4,725,567,729 421,438,436 Person juridik / ushtrues të mëvetësishëm të veprimtarisë

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike përgatitnin analiza, pranojnë raporte dhe parashtresa, bashkëpunon edhe me institucionet tjera dhe vepron ndaj mosrespektimit të detyrimeve nga Ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale nga ana e personave fizikë dhe juridikë në raport me paraqitjen dhe pagesën e tatimit të të ardhurave personale nga qiratë dhe nënqiratë. Gjithashtu ushtron kontrolle të jashtme ndaj tatimpaguesve në raport me përmbushjen e detyrimeve ligjore për paraqitjen dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat nga qiraja dhe nënqiraja. Gjatë kontrolleve tatimore të personit juridik, ushtrohet edhe kontroll nëse tatimpaguesi shfaqet si qiramarrës në bazë të kontratës së qirasë dhe nëse gjatë pagesës së qirasë që përfaqëson të ardhura për personin fizik, ka llogaritur dhe paguar në mënyrë të rregullt tatimin e të ardhurave. Në rast se kontrollet e jashtme përcaktojnë se tatimi mbi të ardhurat është llogaritur dhe paguar në bazë të të ardhurave nga qiraja dhe nënqiraja, tatimpaguesi detyrohet me tatim mbi të ardhurat nga qiraja ose nënqiraja.

Në bazë të Regjistrit të çmimeve dhe qirave, në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 8,012 transaksione, nga të cilat 5,919 janë shitje të pasurive të patundshmërive dhe 2,093 qira të patundshmërive.  Qiratë e regjistruara në tremujorin e parë të vitit janë me vlerë të përgjithshme prej 919.960 euro.

Related posts

Taravari formoi Grupin punues për hartimin e planit lokal aksional për personat me nevoja të veçanta

Gazetamax.mk

Kuvendi: Мosfunksionimi dhe bllokimi i pjesërishëm nga opozita

Gazetamax.mk

Vendi më i varur nga eksporti i rrymës

Gazetamax.mk