9 policë përballen me akuza për keqpërdorim të detyrës! prokuroria: Nuk vepruan ndaj denoncimeve për dhunë familjare

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë zyrtarëve policorë nga Velesi, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe moszbatim të vendimit gjyqësor. Sipas Prokurorisë, nga 21 shkurti deri më 15 shtator 2025, ata nuk kanë vepruar në mënyrë të duhur ndaj denoncimeve të Rosica Kocevës për dhunë familjare, duke mos zbatuar as masat urgjente për mbrojtjen e saj, megjithëse gjykata kishte shqiptuar masa mbrojtëse.

Gjithashtu, disa prej policëve nuk e kishin njoftuar prokurorin kompetent për rastin dhe provat i kishin mbajtur në ambientet e policisë pa iniciuar procedurë. Prokuroria vlerëson se me këto veprime dhe mosveprime janë shkelur rëndë të drejtat e viktimës, përfshirë të drejtën për jetë./TV21

Burimi:TV21