GazetaMax
Lajme

Shpërthen zjarr në një kompani nga Shkup, digjen 3 automjete për punë

Shkup, 10 Shtator – Një kompani nga Shkupi ka pësuar dëme materiale nga zjarri që sot shpërtheu nga një automjet për ngarkim. Zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit, kurse më pas janë djegur edhe dy automjete për punë, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar apo viktima.

“Më datë 10.09.2022 në ora 02.55 në SPB-Shkup është raportuar se në bulevardin “8 Shtatori” në rrethin e firmës në pronësi të K.F.(48) nga Shkupi ka rënë zjarr në një automjet për ngarkim të tipit “Fiat Doblo”, me targa të Shkupit, pas çka është përfshirë nga flakët edhe një buldozer “lu gong” dhe një mini-ekskavator. Zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri dhe nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB.

Related posts

MASH: Vazhdimisht rrisim mbështetjen për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve rom

Gazeta Max

Gashi: Koalicioni VLEN nuk dirigjohet nga askush, e kemi dijen dhe guximin për ta sjellë ndryshimin

Gazeta Max

Në Tabanoc për dalje nga shteti pritet një orë, në Dellçevë 30 minuta

Gazeta Max