GazetaMax
Lajme

Shqiptohen 175 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 11 Shtator – Policia dje gjatë kontrolleve në komunikacion në Shkup ka shqiptuar 175 gjoba për kundërvajtje, prej të cilave 53 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 15 për vozitje në gjendje të të dehur.

MPB njoftoi se 12 persona janë gjobitur për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për automjete të paregjistruara, katër për shoferë fillestarë, tre masa për kalim në semafor të kuq, si dhe janë gjobitur 14 motoçiklistë.

Nga MPB njoftojnë se edhe në ditët e vijim do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara në komunikacion për rritjen e disiplinës në komunikacion dhe rritjen e sigurisë.

Related posts

KSI shqyrtoi gjendjen e pacientëve të sëmurë, izolimi i gjatë nga Covid, rrit numrin e tyre

Gazeta Max

Shpallet konkurs për pasuesin e Villma Ruskovskës, ja kush mund të konkurojë

Gazeta Max

LSDM: Në kohë krize po rriten rrogat

Gazeta Max