GazetaMax
Lifestyle

Seriali ku luajti Zelenskyy bëhet ‘hit’, fansat kanë këtë kërkesë

Volodymyr Zelensky konsiderohet një hero nga njerëzit në mbarë botën, dhe ata janë më të magjepsur nga fakti që (jo aq) një komedian i zakonshëm ka marrë fronin e një vendi dhe tani po e mbron me guxim nga lufta. Shuma të mëdha parash po ofrohen sot për të blerë serialin që e “bëri” atë president.

Nëse në një moment ngritja politike e presidentit ukrainas dukej si skenar i një seriali, nuk është për t’u habitur – duke qenë se jeta e tij reale ndoqi të njëjtën rrugë.

Para se të merrte rolin e Presidentit të Ukrainës, Zelensky ishte pjesë e serialit humoristik “Servant of the People”, i cili filloi të transmetohej në vitin 2015. Seriali përshkruan jetën e një njeriu të zakonshëm, një profesor historie, i cili bëhet president i Ukrainës brenda natës. Roli u luajt nga Zelensky.

Që nga fillimi i pushtimit rus, stacioni i parë televiziv që bleu të drejtat e serialit – me vlerë rreth një milion euro – ka qenë Channel 4 britanik, dhe sipas të dhënave të tyre, më shumë se 100,000 njerëz e kanë parë Zelenskyn në rolin e tij.

Pas Britanisë, këtë e bënë Greqia dhe Polonia, dhe tani ofertat për blerjen e serialit kanë vërshuar një agjenci në Stokholm.

“Njerëzit në mbarë botën po kërkojnë të drejtat e serialit. Kemi shumë punë për të bërë”, tha Nicola Soderlund, bashkëpronar i Eccho Rights, i cili u takua me Zelenskyn 10 vjet më parë.

Skenat nga ‘trailer’-i zyrtar i serialit u bënë menjëherë hit në mesin e shikuesve, shumë pyesnin nëse Zelensky parashikonte në to se çfarë do të bënte si president në vitin 2022.

Related posts

Koncerti i Maluma-s në Tiranë, zbulohen artistët shqiptarë që do të interpretojnë krah tij

Gazetamax.mk

Si e zbuloi gjininë e fëmijës së tretë Arbana Osmani?

Gazetamax.mk

Majdanoz çdo mëngjes për të humbur kilet e tepërta

Gazetamax.mk