Zbulohet emri i djalit të princit Lekë dhe Blerta Celibashit
Lindi djali i Princ Lekës II dhe Princeshës Blerta, Oborri Mbretëror jep njoftimin zyrtar. Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e djalit të Princ Lekës II dhe Blerta Celibashir, i cili është pagëzuar me emrin Aleksandër. Sipas njoftimit zyrtar, Princi Aleksandër lindi paraditen e së premtes, më 10 korrik 2026, në orën 11:11, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ai erdhi në jetë me peshë 3 kilogramë e 115 gramë. Oborri Mbretëror bën të ditur se si nëna, Blerta, ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë. Në njoftim, Princ Leka II dhe Blerta shprehin falënderimet e tyre për ekipin mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, duke vlerësuar kujdesin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë lindjes së djalit të tyre./dritare.net