GazetaMax
Lajme

Dita e tretë e protestës në Shqipëri, qytetarët para kryeministrisë renditin kërkesat

Sot është dita e tretë e protestave kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit janë mbledhur sërish sot me pankarta në duar para kryeministrisë.

“Do mblidhemi këtu me qindra e me mijëra po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, tha një prej protestuesve.

Në protestën e sotme shihen grupe të ndryshme, të rreshtuar me pankarta para kryeministrisë. Kërkesat kryesore për të cilat kërkojnë ndërhyrje janë rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Qeveria përgjatë ditës së sotme ka reaguar përmes instrumenteve që pritet të kontrollojnë çmimin e ushqimeve. Protestuesit siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj janë shprehur se do t’i drejtohen kryeministrit me disa kërkesa kryesore.

Një nga kërkesat do të jetë ulja e çmimit të naftës në 160 lekë për litër. Organizatorët duke parë dhe uljen e çmimeve gjatë ditëve të fundit menjëherë pas protestave do të kërkojnë hetim të plotë për lëvizjen ne çmimit të naftës. Në këtë mënyrë do të ketë dhe përgjegjës për ata që lejuan që çmimi  të shkonte në rekord historik gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë që protestat janë përshkallëzuar në të gjithë vendin ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama nga Antalia, ku mori pjesë në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”. Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se këto protesta janë përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës, dhe pas tyre qëndrojnë të shpallurit non-grata.

Protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar edhe gazetari Marin Mema. Në krah të qytetarëve që po protestojnë para kryeministrisë Mema iu bëri thirrje atyre që të jenë gjithmonë e më të bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të rinjtë dhe të rejat. Mema u shpreh se të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë dhe t’u japim një përgjigje atyre që janë në krye të cilët sipas tij kërkojnë të masakrojnë Shqipërinë.

Related posts

Kovaçevski pranon takim me transportuesit privat por së pari t’i lirojnë rrugët

Gazetamax.mk

Komuna e Bogovinës ndanë 300 mijë denarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Gazetamax.mk

Haziri: Kurti nuk i ka ndaluar zgjedhjet serbe, i ka kushtëzuar

Gazetamax.mk