GazetaMax
Lajme

Do të prodhohen panele solare në Tetovë, në fabrikën ku pronar është Kovaçevski

Tetovë, 13 shtator – Kompania Pikcell Group, ish pronar i së cilës është kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski, do të ndërtojë fabrikën për prodhimin e paneleve diellore për termocentralet fotovoltaike në zonën industriale në Tetovë.

Përveç Pikcell Group, aksione në këtë kompani ka edhe SH.A.. Solar Horizon nga Sofja, kompani përmes së cilës paralajmërohet investim i madh gjerman.

Kompania u themelua me 250 aksione, secila me vlerë nominale prej 100 euro. I mbetet Qeverisë të njoftojë investitorin e madh gjerman, me të cilin duhet të lidhen dy kontrata për ndihmë shtetërore, njëra për dhënien me qira të tokës ndërtimore dhe tjetra për projektin e investimit.

Sipas “Faktor”, panelet diellore do të prodhohen më së shumti për eksport dhe në fabrikë fillimisht do të punësohen rreth 200 punëtorë. Aktiviteti i kompanisë do të jetë “prodhimi i pajisjeve të shpërndarjes dhe kontrollit të energjisë elektrike”.

Goranço Paunov, ish-partner biznesor dhe kumbar i kryeministrit Kovaçevski, pronar aktual i Pikcell Group, është njëri nga dy drejtorët ekzekutivë, ndërsa kryetar i Bordit të Drejtorëve është profesori Ilija Nasov, si anëtar joekzekutiv.

Pikcell Group në shtator të vitit 2020 njoftoi tërheqjen e plotë të Dimitar Kovaçevskit, atëherë si i sapoemëruar zëvendësministër i Financave. Sipas njoftimit, Kovaçevski kishte tërhequr plotësisht shumën financiare të investuara për të siguruar likuiditetin fillestar të kompanisë.

“Dr. Kovaçevski ia ka transferuar të gjithë aksionin partnerit në Pixel Group dhe kështu nuk ka më asnjë aksion apo interes në kompani. Me këtë Kovaçevski i përkushtohet plotësisht kryerjes së funksionit të ri”, thuhej në njoftimin e kompanisë.

Related posts

Komuna e Gostivarit dekoroi qytetin për muajin e shenjtë të Ramazanit

Gazeta Max

Saranda Imeri: Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po bëhet realitet

Gazeta Max

Katër mijë pako ushqimore për të varfërit

Gazeta Max
Lajme

Do të prodhohen panele solare në Tetovë, në fabrikën ku pronar është Kovaçevski

Tetovë, 13 shtator – Kompania Pikcell Group, ish pronar i së cilës është kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski, do të ndërtojë fabrikën për prodhimin e paneleve diellore për termocentralet fotovoltaike në zonën industriale në Tetovë.

Përveç Pikcell Group, aksione në këtë kompani ka edhe SH.A.. Solar Horizon nga Sofja, kompani përmes së cilës paralajmërohet investim i madh gjerman.

Kompania u themelua me 250 aksione, secila me vlerë nominale prej 100 euro. I mbetet Qeverisë të njoftojë investitorin e madh gjerman, me të cilin duhet të lidhen dy kontrata për ndihmë shtetërore, njëra për dhënien me qira të tokës ndërtimore dhe tjetra për projektin e investimit.

Sipas “Faktor”, panelet diellore do të prodhohen më së shumti për eksport dhe në fabrikë fillimisht do të punësohen rreth 200 punëtorë. Aktiviteti i kompanisë do të jetë “prodhimi i pajisjeve të shpërndarjes dhe kontrollit të energjisë elektrike”.

Goranço Paunov, ish-partner biznesor dhe kumbar i kryeministrit Kovaçevski, pronar aktual i Pikcell Group, është njëri nga dy drejtorët ekzekutivë, ndërsa kryetar i Bordit të Drejtorëve është profesori Ilija Nasov, si anëtar joekzekutiv.

Pikcell Group në shtator të vitit 2020 njoftoi tërheqjen e plotë të Dimitar Kovaçevskit, atëherë si i sapoemëruar zëvendësministër i Financave. Sipas njoftimit, Kovaçevski kishte tërhequr plotësisht shumën financiare të investuara për të siguruar likuiditetin fillestar të kompanisë.

“Dr. Kovaçevski ia ka transferuar të gjithë aksionin partnerit në Pixel Group dhe kështu nuk ka më asnjë aksion apo interes në kompani. Me këtë Kovaçevski i përkushtohet plotësisht kryerjes së funksionit të ri”, thuhej në njoftimin e kompanisë.

Related posts

Taravari mobilizon Tetovën, nesër takim historik

Gazeta Max

Aksident fatal në Tetovë: Çiklisti 68-vjeçar ndërron jetë pas përplasjes me një veturë

Gazeta Max

Grubi në Click plus: E formuam frontin proeuropian, vazhdojmë në të njejtën frymë

Gazeta Max