GazetaMax
Sport

Barça afër marrëveshje për rinovimin e Gavit, kontratë afatgjate dhe klauzolë të frikshme largimi

Gavi është njëri nga mesfushorët më të talentuar në botë që ka filluar tani e dy vite shkëlqimin te Barcelona.
Mesfushori spanjoll megjithatë ka një kontratë me klubin katalunas vetëm deri në verën e vitit 2023 dhe palët tani e disa muaj po diskutojnë për rinovimin e saj.
Dëshira e reprezentuesit spanjoll është të qëndroj në Camp Nou, por ai gjithmonë ka kërkuar nga klubi që ta vlerësojnë siç kanë bërë me yjet tjerë të rinj si Pedri, Araujo e Ansu Fati.

Por pas bisedimeve të stërzgjatura, marrëveshja është arritur sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase Sport që thekson se kontrata do të zyrtarizohet brenda muajit shtator.
18-vjeçarin e pret një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2026 ku Barcelona i ka vendosur edhe një klauzolë largimi për të mbetur të sigurt se nuk do t’ia marrë askush yllin e tyre.

Gavi në kontratën e re me Barcelonën do të ketë klauzolë të frikshme largimi prej 1 miliardë eurosh, klauzolë që vështirë se mund të thyhet nga ndonjë klub.
Gavi është pjesë e Barcelonës që nga viti 2015 kur si 10 vjeçar iu bashkua katalunasve në La Masia nga Real Betis.

Related posts

Ten Hag këtë javë pritet të arrijë marrëveshje me gjigantin evropian

Gazetamax.mk

LeBron James gati ta rinovojë kontratën me LA Lakers

Gazetamax.mk

Inzaghi pas humbjes: Duhet paraqitje perfekte ndaj një skuadre si Bayerni, nuk e kishim atë

Gazetamax.mk