Ferizaj e fiton ndeshjen e parë të xhiros së nëntë

Ferizaj e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën në kryeqytet, Ferizaj e mposhti Prishtinën me rezultat 37:32.

Pas pjesës së parë ferizajaset kishin epërsi prej dhjetë golash, 21:11.

Tainara Luna Gonçalves i realizoi tetë gola për Ferizajn. Shtatë i shtoi Vahide Gashi.

Te Prishtina nga tetë gola i shënuan Eduarta Kurteshi e Natyrë Arifi.

Ferizaj i ka nëntë pikë në vendin e katërt. Prishtina renditet e gjashta me katër pikë.

Burimi: botasot.info