GazetaMax
Lajme

Kovaçevski në takim në KE/ KOELLA: Hap i ri përpara në eurointegrimet

Shkup, 14 shtator – Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u takua me delegatët e 27-të vendeve anëtare të BE-së në grupin punues të Këshilli i BE-së, përgjegjës për zgjerimin dhe vendet që zhvillojnë negociatat për anëtarësim (KOELLA), i udhëhequr nga Javurek Lleosh dhe i shoqëruar nga ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir.

Në takim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, u vlerësua se ky është moment i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si hap i parë pas hapjes së negociatave me BE-në në korrik të këtij viti, në Bruksel dhe në në prag të nisjes së nesërme të procesit të skriningut për anëtarësimin e vendit tonë në BE, me të cilin praktikisht hapet kapitull i ri në procesin e eurointegrimeve të vendit.

Mesazhi që u dërgua në takimin e sotëm, nga përfaqësuesit e grupit të punës KOELLA, është se vendet anëtare të BE-së e inkurajojnë procesin e mëtejshëm të rrugës së vendit tonë drejt BE-së dhe se qëndrojnë fort pranë vendit tonë, për të realizuar në mënyrë dinamike hapat e ardhshëm në kuadër të procesit të shqyrtimit dhe në procesin e negociatave, deri në anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Në të njëjtën kohë, u mirëpritën vendimet e guximshme të Qeverisë dhe Kuvendit, të cilat treguan vizion për realizimin e përcaktimeve strategjike dhe të ardhmes së shtetit dhe mundësuan fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Integrimet evropiane, siç është vlerësuar, sjellin përfitime konkrete ekonomike dhe demokratike për qytetarët e vendit tonë. Ato janë gjithashtu të një rëndësie të madhe për të gjithë rajonin, veçanërisht në rrethanat gjeopolitike në të cilat gjendet Evropa dhe bota, për shkak të luftës në Ukrainë, që do të thotë kontribut serioz për paqen dhe stabilitetin evropian.

Në këtë drejtim, është paralajmëruar pritshmëria e mbështetjes nga të gjitha subjektet politike dhe opinioni i gjerë në hapat e ardhshëm të rëndësishëm për procesin e integrimeve evropiane, për të cilat asistenca teknike dhe mbështetja e nevojshme nga shtetet anëtare të BE-së.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se pas 17 vjet status kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut më në fund e merr vëmendjen dhe vendin e merituar në BE. Ai theksoi se shteti është pozicionuar qind për qind në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, praktikon vlerat evropiane dhe mbetet i përkushtuar për realizimin e këtij qëllimi të dytë strategjik, anëtarësimit në BE, pas anëtarësimit në NATO.

“Në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për të dhënë rezultate të shpejta dhe cilësore në procesin e integrimeve evropiane, do të punojmë me të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë në vend”, tha kryeministri Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri Mariçiq kumtoi se Qeveria është e gatshme të tregojë rezultate të dukshme në avancimin e proceseve reformuese dhe se kjo kërkon përfshirjen e të gjitha palëve të interesit, përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me shtetet anëtare të BE-së dhe Komisionin Evropian.

Shefi i diplomacisë Osmani ka konstatuar se vendi po shkon drejt një kapitulli të ri të integrimeve evropiane, me takimin e sotëm me grupin punues KOELLA, në kuadër të procesit negociator dhe se ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e mirë të qytetarëve dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera aktuale në kontekstin rajonal, evropian dhe gjeopolitik, me këtë rast u shpreh pajtueshmëria që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në zgjidhjet për tejkalimin e sfidave aktuale nga lufta në Ukrainë.

Takimi u përmbyll me konstatimin se zgjerimi i BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet dhe do të vazhdojë, sepse është i rëndësishëm si për vendin tonë ashtu edhe për vendet e rajonit dhe vetë BE-në.

Related posts

Seancë e Komisionit për çështje evropiane

Gazetamax.mk

Ahmeti rrëfehet për n’Demos: Në prill të ‘89 u mbajt konferenca në Divjakë, fillet e organizimit për rezistencë aktive

Gazetamax.mk

Komisioni e vlerëson si të paaftë, Ameti kërkon t’i mundësohet marrja e patentës

Gazetamax.mk