GazetaMax
Kuriozitete

Rashford i lënduar, mund ta humb Kampionatin Botëror

Marcus Rashford është në telashe me lëndimin e pësuar së fundmi.
Ylli anglez e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke shënuar tri gola në gjashtë paraqitje, përfshirë një dy-golësh ndaj Arsenal.
Forma e mirë e lojtarit, sipas Erik ten Hag do t’ia siguronte padyshim një vend në kombëtaren e Anglisë për Kampionatin Botëror.
Megjithatë, një lëndim i pësuar së fundmi në kyçin e këmbës, rrit frikën për mundësinë e humbjes së kampionatit.
“Ai nuk është në dispozicion. Ka një dëmtim”, ka thënë Ten Hag për lojtarin, përcjell lajmi.net. “Nuk mendoj se do të jetë mungesë e gjatë, por s’e di sa do të zgjasë. Presim të kthehet shpejt”, shtoi trajneri.
Marcus Rashford ka rigjetur veten nën urdhrat e Erik ten Hag. Është e rëndësishme që lëndimi i pësuar së fundmi të mos ia humb ritmin lojtarit.

Related posts

Roma afër marrëveshjes me këtë lojtar

Gazeta Max

Broja jep spektakël sa hyn në fushe, Evertoni fiton me goleadë

Gazeta Max

Listohen top 10 sulmet më të mira të këtij edicioni në Evropë

Gazeta Max