Sunday, April 19, 2026

Lajmi në kohë reale

Qeveria e re në Holandë, betohet Rob Jetten, kryeministri më i ri në moshë

Rob Jetten, vetëm 38 vjeç u bë të hënën kryeministri më i ri në moshë në historinë e Holandës. Qeveria që ai do të drejtojë dhe që përbehet nga partia e tij liberale e qendrës D66, Kristian Demokratët e djathtë të qendrës si dhe Partia e Popullit për liri dhe Demokraci u krijua pas 117 ditësh negociatash.

Koalicioni I drejtuar nga Jetten ka 66 vende në dhomën e ulët të parlamentit me 150 deputetët, çka do të thotë që kryeministrit të ri do t’i duhet të negociojë me ligjvënësit e opozitës për çdo ligj që do të çojë në parlament. Kjo detyrë pritet të jetë e vështirë duke marrë parasysh faktin se blloku më i madh opozitar, ai I të gjelbërve të majtë dhe partisë së punës, ka shprehur kundërshti të forta ndaj planeve të Jetten për të reduktuar kostot e kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale.

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën tetorin e shkuar, partia D66 e Jetten fitoi ngushtë Partisë së Lirisë të ekstremit të djathtë. Zgjedhjet në vend u mbajtën pasi partia e lirisë e Hert Vilders u tërhoq nga koalicioni I mëparshëm qeveritar.

Jetten, i cili është edhe i pari kryeministër i vendit që ka pranuar publikisht se është homoseksual, ka qenë ministër për klimën dhe politikat e energjisë kur kryeministër ishte sekretari I përgjithshëm I NATOS Mark Rutte. Gjatë fushatës për zgjedhjet e tetorit, Jetten u përqendrua për një rikthim në politikat progresiste, me fokus të veçantë në energjinë e gjelbër, ndërtimin e qyteteve për adresimin e krizës së stremit dhe lehtësimin e problemeve në sistemin e kujdesit shëndetësor përmes dhënies prioritet parandalimit të sëmundjeve.

Për çështjen e migracionit që ka shkaktuar përçarje në politikën e vendit, Jetten është zotuar të shpenzojë më shumë në programet e integrimit dhe të adresojë imigrimin e jashtëligjshëm duke lejuar që kërkesat për azil të bëhen nga vende jashtë bllokut evropian. Marrëdhëniet me SHBA-në, një partnere madhore tregtare e ekonomisë holandeze, kryeministri i ri i Holandës i ka cilësuar tejet të rëndësishme.

Latest Posts

Mos e humb lajmin