GazetaMax
Kuriozitete

Shkëndija-Shkupi përfundon pa gola

Ndeshja në kuadër të ligës së parë të Maqedonisë së Veriut mes Shkëndijës dhe Shkupit është përmbyllur pa fitues, 0 me 0. Nuk u regjistrua asnjë incident mes tifozëve, ndërsa vëmendjen tërhoqi koreografia e tifozëve të Shkëndijës – Ballistët, të cilët kërkuan që edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të jenë pjesë e abetares së përbashkët mbarë shqiptare. Tifozët e Shkupit, Shvercerët as sot nuk u penguan që të marrin pjesë në stadium. Kohë më parë kryesitë e të dyja klubeve u thirren në takim tek zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, me qëllim përcjelljen e një mesazhi për një lojë fer dhe pa incidente. Përndryshe, Shkëndija dje bëri publike arritjen e marrëveshjes me trajnerin Qatip Osmani.

Related posts

UP ‘Hasan Prishtina’ kampion bote në hendbollin universitar

Gazeta Max

Eriksen refuzon kalimin te Manchester United

Gazeta Max

Pas 17 vitesh martesë ndahet nga bashkëshortja legjenda e futbollit

Gazeta Max