GazetaMax
Lajme

Putin nuk është i interesuar për “diplomaci serioze”

Zëvendës-presidentja e SHBA Kamala Harris deklaroi nga Rumania se kreu i Kremlinit, Vladimir Putin nuk është i interesuar për “diplomaci serioze”.

Harris tha se objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është të gjendet një zgjidhje diplomatike.

“Që nga fillimi, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur sinqerisht të angazhohen në diplomaci. Nga gjithçka që dimë dhe kemi parë, Putini nuk tregon asnjë shenjë të përfshirjes në diplomaci serioze,” shtoi ajo.

Për nënpresidenten amerikane mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjen aktuale mes Ukrainës dhe Rusisë është diplomacia. Harris nënvizoi gjithashtu angazhimin e SHBA ndaj krahut lindor të NATO-s duke deklaruar se se një sulm kundër njërit vend është është një sulm kundër të gjithë anëtarëve të aleancës.

Related posts

Filipçe uron Pashkët: Kjo festë na jep forcë dhe sjell shpresë për fillime të reja e më të mira, në përballjen e sfidave

Gazeta Max

LSDM: Referendumi i Mickoskit është kundër gjuhës dhe në dëm të identitetit

Gazeta Max

Agron Kolthi lobon për shqiptarët por ka edhe kritika ndaj atyre që akuzojnë kot

Gazeta Max