GazetaMax
Ballina

Don Xhoni paralajmëron këngën e re “Crypto”

Reperi i njohur, Don Xhoni është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.

Kështu bëri të ditur reperi nga Drenica përmes një postimi në InstaStory, teksa zbuloi emrin e këngës dhe kohë e publikimit.

“E shtunë, “Crypto”, 12.03.2022 – 18:00”, ka shkruar reperi në postimin që ka bërë së fundmi.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e tij e fundit është bashkëpunim me këngëtarin, Butrint Imeri “Corazon” që u lansua në fund të vitit të kaluar.

Ndërsa, krahas projekteve reperi mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Ndryshe, Don Xhoni kohë më parë bëri publike lidhje me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilën nuk mungojnë postimet dhe dedikimet në rrjetet sociale ku çifti shfaqen mjaft të dashuruar.

Related posts

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Gazeta Max

Këngëtarja e njohur ukrainase përshëndet shqiptarët dhe bën premtimin: Kur të mbarojë lufta…

Gazeta Max

Kjo ishte paraqitja e parë e Shkurte Fejzës si fëmijë duke kënduar, shikoni si dukej

Gazeta Max