GazetaMax
Lajme

Gërkovska: Balancuesi po keqpërdoret

Shkup, 24 shtator – Zëvendëskryeministrja e obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, në paraqitjen e mbrëmshme në emisionin “360 gradë” në TV Alsat  theksoi se parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe i ka dhënë shumë njerëzve mundësinë për t’u punësuar në administratën publike, por që tashmë po keqpërdoret dhe theksoi se duhet gjetur një modul më të përshtatshëm për rrethanat aktuale.

“Në një periudhë, veçanërisht pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, balancuesi, pra parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, luajti një rol të rëndësishëm dhe u dha mundësi shumë njerëzve të punësohen në administratën publike. Megjithatë, me kalimin e kohës, kur rriten keqpërdorimet  e balancuesit, duket se ai tashmë ka përfunduar rolin e tij. Besoj se duhet gjetur një modul që i përshtatet më mirë rrethanave aktuale”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut aktualisht është në një fazë ku nevojitet cilësi dhe profesionalizëm shumë më i lartë në administratën publike.

“Ne po fillojmë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, skriningu do të tregojë të gjitha dobësitë dhe thjesht do të duhet të marrim masa që do të jenë të dhimbshme për shoqërinë, sepse skriningu do të jetë brutalisht i vërtetë. Askush nuk do të na kursejë në këtë proces”, tha Gërkovska.

Sipas Gërkovskës, karta e identitetit elektronik do të zvogëlojë rrezikun e korrupsionit.

“Është e pamendueshme të flitet për transformim digjital të shoqërisë pa futjen e letërnjoftimit elektronik, i cili është mjet bazë për digjitalizimin e shërbimeve në një shoqëri si në fushën publike ashtu edhe në atë private,” tha Gërkovska.

Me vendosjen e tij, siç tregoi ai, do të zhduken shumë nyje korruptive dhe do të reduktohet rreziku i korrupsionit.

Related posts

Sa e mbështet Kosovën Osmani? “Një ndër vizitat e para të mia si ministër i jashtëm ka qenë pikërisht në Kosovë”

Gazetamax.mk

VMRO-DPMNE: Bullgaria po përgatitë kushte të reja e pushtetarët janë fshehur në birrën e miut

Gazetamax.mk

Rekomandohet që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur të qëndrojnë në shtëpi

Gazetamax.mk