GazetaMax
Lajme

Kasami: Riorganizimi i administratës pengohet nga pushteti qendror

Shkup, 26 Shtator – Kreu i komunës Tetovës Bilall Kasami, në TV24 ka folur edhe për riorganizimin e administratës. Sipas tij, një gjë e tillë po pengohet nga pushteti qendror.

“Në lidhje me riorganizimin e administratës inspektorati i punës përmes bashkëshortes së zëvendësministrit të drejtësië Agim Nuhiu, bën presion dhe i kthen në punë të punësuarit e komunës të cilët për tre muaj nuk kanë qenë në vendet e tyre të punës dhe kjo e dokumentuar përmes sistemit elektronik të evidencës. Pushteti qendror e pengon realizimin e punëve dhe zhvillimin e qytetit. Paramendoni, kanë lejuar Teuta Arifin që të krijojë një borxh prej 24 milion euro, pa qenë kohë krize ndërsa mua që në javën e parë më kanë limituar buxhetin, dhe këtu parashtrohet pyetja se si mund të menaxhosh ose të kursesh në një komunë ku mjetet janë të limituara”, ka përfunduar Kasami.

Related posts

Mariçiq-Oberhuber: Mbështetje dhe bashkëpunim me GIZ në rrugën drejt BE-së

Gazeta Max

“Heshtja vret” e Mimoza Mustafai-Jonuzit edhe në duart e maturantëve të gjimnazit “Cvetan Dimov”- Shkup

Gazeta Max

Osmani dhe ambasadori Qehaja, në shenjë të fqinjësisë së mirë do të mbjellin fidane në parkun e Çairit

Gazeta Max