Zëvendësdrejtori i BSP Jashari: Policia është e përgatitur për shënimin e sigurt dhe të qetë të Ditës së Flamurit Shqiptar

Sot (27.11.2026), zëvendësdrejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Arben Jashari bashkë me drejtorin Aleksandar Janev, mbajtën një takim pune me udhëheqësit e njësive organizative në BSP, SPB Shkup, SPB Kumanovë dhe SPB Tetovë, në të cilin u shqyrtuan informacionet e deritanishme, aktivitetet e ndërmarra dhe masat e planifikuara në prag dhe gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar.
Njësitë organizative kompetente kanë përgatitur planet përkatëse dhe po ndërmarrin masa që shënimi i festës në disa lokacione në mbarë shtetin të kalojë në atmosferë të qetë, të sigurt dhe dinjitoze.
“Policia është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe obligimi ynë është të sigurojmë mbrojtjen e tyre, të mbrojmë të drejtat dhe pronën e tyre, si dhe të ruajmë rendin dhe qetësinë publike. Do të veprojmë në mënyrë profesionale, të përgjegjshme dhe të paanshme, me tolerancë zero ndaj çdo sjelljeje të paligjshme dhe të dhunshme”, theksoi zëvendësdrejtori Jashari.
MPB u bën thirrje qytetarëve për ta shënuar festën në mënyrë të denjë, me respekt të ndërsjellë dhe respektimin e ligjeve, duke kontribuar për një atmosfere të sigurt për të gjithë.