GazetaMax
Lajme

Xhaferi nuk komenton pakënaqësitë në BDI: Shumica në Parlament ka 64 deputetë

Shkup, 29 shtator – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot deklaroi se shumica parlamentare është stabile dhe se aktualisht ka 64 deputetë.

“Shumica parlamentare aktualisht i ka 64 deputetë”, deklaroi në takimin e rregullt me gazetarët Kryetari i Kuvendit.

I pyetur nëse ndonjë nga deputetët e BDI-së ka ndryshuar statusin e tij në deputet të pavarur, Xhaferi tha se nuk ka pasur një njoftim të tillë dhe se statusi zyrtar është “deputetë të BDI-së”.

“Secili ka të drejtë të shprehë statusin e tij si deputet dhe ka liri në këtë. Nuk ka asnjë njoftim. Statusi zyrtar është deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim” deklaroi kryetari i Kuvendit.

Xhaferi nuk deshi të komentojë për zhvillimet në partinë e tij amë BDI.

“Nëse është për partinë, unë qëndroj në anën e partisë. Unë kam investuar në krijimin e atij subjekti”, deklaroi ai.

Xhaferi thotë se nuk ka asnjë komunikim me opozitën. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së nuk vjen në mbledhjet e rregullta të hënën, ndërsa siç tha, kryetari i Kuvendit, nuk kanë më as takime joformale sepse janë keqpërdorur.

“Seanca plenare për vendimet për vazhdimin e gjendjes së krizës do të caktohet nesër”, deklaroi Xhaferi duke shtuar se vendimet duhet të votohen më së voni deri në mesnatë.

Kryetari i Kuvendit tha se kostot e energjisë elektrike janë rritur për gati dhjetë herë në krahasim me gushtin e vitit të kaluar dhe se në periudhën e kaluar janë marrë masa për kursim. Gjithashtu, është informuar Ministria e Financave për ridedikimin e fondeve nga zëra të tjerë, mes të cilëve, edhe shpenzimet e udhëtimit për të mbuluar shpenzimet e shërbimeve.

Xhaferi gjithashtu theksoi se disa komisione mbajnë debate pas një dhjetë vazhdimesh vetëm për disa pika të rendit të ditës. Për shembull, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka mbajtur 12 seanca për një pikë, dhe vetëm në njërën nga vazhdimësitë janë nënshkruar 58 deputetë të pranishëm, për çka u kanë takuar shpenzimet e udhëtimit.

“Kush është kostoja e përfitimit” tha Xhaferi.

Nisma për referendum e të Majtës ende nuk është dorëzuar në Kuvend.

Related posts

Takimi tek Rama/ Thaçi arrinë i pari në Tiranë

Gazetamax.mk

SASHK në takim të ri pasdite në Qeveri në tentim për marrëveshje

Gazetamax.mk

Virusi që prek rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët, spitalet në gjendje të jashtëzakonshme në Gjermani, sa të rrezikuar jemi?

Gazetamax.mk