GazetaMax
Lifestyle

Sëmundjet kardiovaskulare arsye për rreth 31% e vdekjeve në vend

Shkup, 29 shtator – Gati 31 për qind e vdekshmërisë në vend ka të bëjë me sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa shqetësuese janë të dhënat që tregojnë se shënohet tendencë e rritjes të sëmundjeve të zemrës tek popullata e re, e cila është aktive në punë, gjegjësisht popullata nën moshën 40 vjeçare, informoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, me rastin e shënimit të 29 shtatorit – Ditës botërore të zemrës.

Në Klinikën për kardiologji, ku me rastin e Ditës botërore të zemrës u dorëzua pajisje mjekësore, donacion nga diaspora maqedonase nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Sali deklaroi së në vit në këtë klinikë shërbehen rreth 35.000 pacientë me kontrolle në ambulanta, ndërsa rreth dhjetë deri në njëmbëdhjetë pacientë hospitalizohen në nivel vjetor.

Sali informoi se Ministria në nivel vjetor ka planifikuar program për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare me fokus të veçantë të parandalimit të faktorëve të rrezikut, diagnostikimin në kohë, njohje të sëmundjeve kardiovaskulare, ulje të vdekshmërisë, si dhe avancim të cilësisë së trajtimit dhe mjekimit në nivel sekondar terciar.

Për sivjet, siç kumtoi ministri janë paraparë 20 milionë denarë në programin për parandalim të sëmundjeve kardiovaskulare.

Related posts

Brenda festës madhështore te ditëlindjes së Nora Istrefi, këtu u duken familjarët e saj

Gazetamax.mk

Artistja Mira Janji e mbyll me fitore vitin që lame pas

Gazetamax.mk

Kjo bimë redukton ankthin në mënyrë natyrale dhe efektive

Gazetamax.mk