GazetaMax
Lajme

128 kundërvajtje në komunikacion, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 1 tetor – Në kuadër të kontrolleve të përforcuara Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme i ka shqiptuar gjithsej 128 masa, në mesin e të cilave 20 për shpejtësi të tejkaluar, nëntë për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi dhe 11 sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Janë shqiptuar shtatë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë sanksione për shoferët fillestarë, 10 masa për kundërvajtjet që i bëjnë drejtuesit e motoçikletave”, thuhet në kumtesën e MPB-së

Nga MPB potencojnë se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Related posts

Lukarevska: Nuk ka asnjë skandal nga DAP-i, kemi alarmuar menjëherë

Gazetamax.mk

250 vite larg Shqipërisë, vazhdon të ruajë traditat dhe gjuhën shqipe në Moldavi

Gazetamax.mk

Petkov: Nëse nuk ka stabilitet në Ballkan, nuk kemi arritur asgjë

Gazetamax.mk