GazetaMax
Lajme

“Go Green” mbledh sërish propozime-eko të të rinjve për komuna të gjelbra

Shkup, 3 tetor – Të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të jenë pjesë e ndryshimit të ekologjisë së gjelbër, të paraqesin propozim që komuna e tyre të bëhet më e gjelbër dhe më ekologjike, apelon shoqata “Go Green” – Shkup, e cila për herë të dytë mbledh kërkesat e të rinjve për komuna të gjelbra.

“Rinia nuk është e përfaqësuar në komuna dhe ende nuk janë formuar këshillat rinore lokale në shumicën e rasteve – organe që duhet të mbrojnë interesat e rinisë. Nëpërmjet këtij procesi, ne përcjellim zërin dhe nevojat e të rinjve në komunën e tyre. Le të dëgjohen. Kriza klimatike me të cilën po përballemi kërkon veprim urgjent dhe çdo gjë e bërë me vonesë mund të na kushtojë më shumë. Prandaj është e rëndësishme që këto ndryshime të vijnë nga komunitetet tuaja dhe prej andej të ngrihemi për të zgjidhur sfidën globale”, thekson shoqata “Go Green”.

Sipas Arta Qerimit, koordinatore e projektit, aktivistët e “Go Green” krijuan kërkesa të të rinjve për gjashtë komuna të gjelbra, të cilat më vonë u nënshkruan me sukses nga 18 kandidatë për kryetarë të gjashtë komunave në formën e memorandumit të bashkëpunimit.

“Go Green” beson se duke krijuar dhe demonstruar praktika të mira midis pushteteve vendore dhe të rinjve për tema lokale që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, forcohet demokracia dhe përfshirja e të rinjve në vendimmarrje.

Related posts

Mexhiti: Çairi qendër akademike dhe kulturore, ku gravitojnë katër universitete, qindra profesorë dhe mijëra studentë

Gazeta Max

Pendarovski në bisedë telefonike me Chollet

Gazeta Max

Bastisje në Zajaz, kapen armë dhe municione

Gazeta Max