GazetaMax
Lajme

Edhe në Maqedoni më së shumti vota fitoi Bojko Borisov

Shkup, 3 tetor – Partia GERB e ish kryeministrit bullgar Bojko Borisov, në Maqedoninë e Veriut ka fituar më së shumti vota nga bullgarët që jetojnë në vendin tonë. Vota të mira gjithashtu ka fituar edhe Lëvizja Bullgare Kombëtare e Krasimir Karakaçanov.

Në shtatë vendvotime të përgjithshme në vend, kanë votuar gjithsej 461 persona, ndërsa 172 prej tyre kanë votuar në ambasadën e Bullgarisë në Shkup.

Për GERB kanë votuar 127 persona, për VMRO-LBK – 91 vota, Vazhdojmë me Ndryshime e Kirill Petkovit ka fituar 69 vota, Bullgaria Demokratike 38, Rilindja 30, ndërsa 22 votues kanë dhënë votën për partinë e Sllavi Trifonov – Ka një popull të tillë.

Edhe në Bullgarinë fqinje dje zgjedhjet i fitoi Bojko Borisov me gjithsej 25,37 % të votave nga 99,4% të votave të numëruara.

Të drejtë vote patën 6,6 milion qytetarë ndërsa në 18 muajt e fundit, këto ishin zgjedhjet e katërta me radhë parlamentare./Zhurnal.mk

Related posts

Taravari prezanton prurje të reja në ASH

Gazeta Max

63.5 milion denarë për rrugën Uji i Kuq – Kitkë/ Kaltrina Zekolli Shaqiri: Ky investim i rëndësishëm do të sigurojë kushte më të mira për qytetarët

Gazeta Max

Lirohet benzina, shtrenjtohet dizeli

Gazeta Max