GazetaMax
Lajme

Delegacioni kuvendor në Takimin e 20-të të KPP-së, RMV dhe BE

Shkup, 5 tetor – Në Parlamentin Evropian në Strasburg, sot dhe nesër do të mbahet Takimi i 20 i Komitetit të Përzier Parlamentar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian (Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim).

Siç informoi pres-shërbimi i Kuvendit, në takim do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Sonja Mirakovska, kryetare e Delegacionit; Fisnike Bekteshi-Shaqiri, zëvendëskryetare; anëtarët Zhaklina Llazarevska, Nikolla Micevski, Ivanka Vasilevska dhe zëvendësanëtaret e Delegacionit: Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Safije Sadiki-Shaini.

Takimin do ta hapin Andreas Shider, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian, si organizator dhe Sonja Mirakovska, kryetare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në pjesën hyrëse të evenimentit do të ketë shkëmbim mendimesh për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut me Mikulash Bek, ministër i Çështjeve Evropiane i Republikës së Çekisë, në emër të Kryesimit aktual me Këshillin; Bojan Mariçiq, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për çështjet evropiane, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; Mikella Matuella, shefe e Departamentit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Drejtoria e Fqinjësisë, në emër të Komisionit Evropian; Elza Fenet, shefe e Departamentit për Ballkanin Perëndimor, në emër të Shërbimit Evropian të Çështjeve të Jashtme dhe Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian”, informojnë nga Kuvendi.

Në takim do të shkëmbehen mendime për temat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, mjedisin jetësor dhe energjetikën, shoqërinë civile dhe mediat, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për dialogun Zhan Mone ndërmjet Kuvendit dhe Parlamentit Evropian.

Komiteti i Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian (BE) është themeluar në bazë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim të Republikës së Maqedonisë (veçanërisht neni 114), Rezoluta e Parlamentit Evropian nga 10 mars 2004, si dhe Vendimin e Kuvendit më 7 dhjetor 2004. Themelimi i tij është reflektim i përcaktimit të vendosur shtetëror për anëtarësimin e plotë në BE, si dhe i përkushtimeve të Kuvendit për të kontribuar në procesin e integrimit evropian përmes dialogut parlamentar.

Qëllimi kryesor i KPP-së është rishikimi i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, veçanërisht zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim. Komiteti formalisht kontribuon në ngritjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Evropian në një nivel më të lartë. Roli i tij në Marrëveshje i imponon obligim Këshillit të BE-së, Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e tyre të plotë në punën e tij dhe informimin e rregullt në çdo takim të KPP-së mbi shkallën e zbatimit të Marrëveshjes.

Related posts

Ligji për nëpunësit administrativ do të eleminojë punësimet partiake

Gazetamax.mk

LSDM: Mickoski gënjeshtrat më të mëdha i tha gjatë vitit 2022, atij nuk i besohet më

Gazetamax.mk

Ky është i riu nga familja Grainca i arrestuar për keqpërdorimin e kartelave bankare

Gazetamax.mk