GazetaMax
Lajme

Donacion në vlerë prej 38.185 euro për Klinikën Universitare për kirurgji maksilofaciale

Shkup, 6 tetor – Në Ambasadën e Japonisë në vend sot, ambasadori japonez Hironori Sevada dhe drejtoresha e Klinikës Universitare për Kirurgji Maksilofaciale, Danica Popoviq Monevska, nënshkruan marrëveshje për grant në vlerë prej 38.185 euro, me çka do të furnizoet me sistem neuromonitorimi ndëroperativ që do të ofrojë shërbime më të sakta dhe më të sigurta të kujdesit shëndetësor për pacientët me kirurgji të fytyrës, nofullës dhe qafës.

“Pacientët nuk do të jenë më të ekspozuar ndaj rrezikut të dëmtimit të nervit dhe prishjes së funksionit të fytyrës dhe as nuk do të detyrohen të kërkojnë ndihmë nga jashtë”, theksoi ambasadori Sevada, pas nënshkrimit.

Drejtoresha e Klinikës për Kirurgji Maksilofaciale shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për ndihmën, duke theksuar se me blerjen e aparatit do të përmbushet një nga qëllimet më të rëndësishme të Klinikës.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të “Grant ndihmës për projektet e vogla për sigurinë njerëzore”, me të cilin Japonia deri më tani ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve në më shumë se 72 shkolla dhe kopshteve për fëmijë, 64 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 34 automjete të specializuara për menaxhimi të plehrave dhe shërbimeve komunale për 51 komuna.

Nëpërmjet GGP-së, deri më tani, Japonia ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me një vlerë totale prej më shumë se 3 milionë euro, veçanërisht në pajisje mjekësore, rinovime klinikash dhe ambulanca. Për më tepër, Japonia ka pajisur objektet e shëndetit publik me pajisje mjekësore në vlerë prej 813.000 euro gjatë dy viteve të fundit si një ndihmë urgjente për KOVID-19, pjesë e Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe ndihmë shtesë jofinanciare të ofruar në ilaçe për 100 pacientë me KOVID-19.

Japonia mbështet Maqedoninë e Veriut në sektorë të ndryshëm në vazhdimësi, si zhvillimi infrastrukturor, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, arsimi, mjedisi, kultura, ndihma gjatë fatkeqësive natyrore dhe krizave të refugjatëve, si dhe ndihma emergjente në vlerë prej më shumë se 423 milionë euro, si dhe ndihma tjera jo financiare

Related posts

Faktor.mk pyet: Më në fund a do ketë zgjidhje për godinën e Eurostandard Bank?

Gazetamax.mk

Paralajmërohet shtrenjtim i ilaçeve nga 1 marsi

Gazetamax.mk

Nikolloski: BE të bëjë presion Bullgarisë për ta tërhequr veton

Gazetamax.mk