GazetaMax
Sport

Një i vdekur pas trazirave në një ndeshje në Argjentinë – policët përleshen me tifozët

Një person 57-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e problemeve me zemër, pas trazirave që ndodhën në një ndeshje futbolli në Argjentinë.
Bëhet fjalë për përballjen Boca Juniors – Gimnastia La Plata e cila u ndërpre në minutën e nëntë, për shkak se tifozët tentuan që të futeshin pa leje në stadium.
Përgjatë këtij aksioni të ndërrmarrë njëanshëm, ata hasën në rezistencë policore dhe për rrjedhojë pësuan lëndime trupore, raporton BBC Sport.
Tifozë në tribuna, për shkak të gazit, u përpoqën të gjenin strehim në mes të fushës ose të gjenin rrugën e shpëtimit nga daljet e stadiumit, të cilat megjithatë u bllokuan për të mos lejuar që njerëzit të hynin pa bileta.
Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve të shkaktuara në zemër gjatë represionit policor, një djalë i vogël ka humbur shikimin, teksa është plagosur edhe një kameraman i Tyc Sports.
Drejtuesit e Gimnasia akuzohen se kanë shitur më shumë bileta se sa kapaciteti i stadiumit “Juan Carmelo Zerillo”. “Për fat të keq, ne duhet të raportojmë se një person ka vdekur nga një problem në zemër përpara se të mbërrinte në spital.
Vdekja mund të ishte shmangur, por le të hetojmë se çfarë ka ndodhur. Nëse një pjesë e policisë ka rrahur njerëz, ata do të duhet të përgjigjen përpara drejtësisë”, deklaroi një drejtues i shtetit latin.

Related posts

L’Equipe: Sadio Mane nuk luan në Kupën e Botës

Gazetamax.mk

Mbappe e pranon se e ka menduar largimin nga Kombëtarja e Francës

Gazetamax.mk

Pëson aksident të rëndë djali i Schumcher me Formula 1

Gazetamax.mk