GazetaMax
Lajme

Ja si mund Rusia ta marrë Kievin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia mund ta marrë kryeqytetin ukrainas vetëm nëse e “rrafshon qytetin me tokë”. Në një konferencë shtypi në Kiev, ai u tha gazetarëve se ishte i hapur për diskutime me presidentin rus Vladimir Putin, duke diskutuar mundësinë e negociatave që do të mbaheshin në Jerusalem me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

Sipas The Guardian, reagimi i Zelenskiy erdhi pasi një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë ukrainase tha se kryeministri izraelit i kishte kërkuar Zelenskiy të pranonte një ofertë të bërë nga Putin për t’i dhënë fund luftës. Nga ana tjetër, një oficer i lartë izraelit e përshkroi atë si “të rreme”.

“Në asnjë moment kryeministri Bennett nuk e këshilloi Presidentin Zelenskiy që të merrte një marrëveshje nga Putini – sepse asnjë marrëveshje e tillë nuk iu ofrua Izraelit që ne të mund ta bënim këtë. Bennett në asnjë moment nuk i ka thënë Zelenskiy se si të veprojë dhe as nuk ka ndonjë qëllim,” shtoi ai.

Gjithashtu, ai i kërkoi Perëndimit që të angazhohej më shumë në negaciatat me Rusisë dhe Ukrainës, pasi sipas tij deri më tani nuk është përfshirë aq sa duhet.

Related posts

Në Kodër të Diellit minus shtatë, në Gjevgjeli gjashtë gradë

Gazetamax.mk

Ursula von der Leyen: Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë Evropën në zemër

Gazetamax.mk

Politika e jashtme/ Përparim dhe suksese me Brukselin, Sofjen dhe Uashingtonin

Gazetamax.mk