GazetaMax
Lajme

Miteva: Këshilli për avancimin e arsimit me funksionarë partiak, asnjë ekspertë arsimor

Shkup, 8 Tetor – Opozitarja VMRO-DPMNE i vlerëson si nënçmim, propozimet e Qeverisë për anëtarë të Këshillit për progres të arsimit. Sipas tyre në këtë Këshill, nuk ka as një profesor të njohur universitar, ose ekspert për arsim, por janë personalitete të dyshimta.

“Me Këshillin Kryeson, dezertori Kovaçevski, për të cilin mediat kanë hapur dyshime për doktoraturën e tij në Universitetin e Podgoricës. Në Këshill është edhe Artan Grubi, që në sferën e arsimit është totalisht I panjohur. Grubi s`ka asnjë minutë në arsim dhe asnjë studim shkencor. Të njëjtat vlejnë edhe për Bytyqin, Besimin dhe Shaqirin. Për këtë Këshill jokompetent mbetet e paqartë se si do ta zhhvillojnë arsimin njerëz me doktoraturë të kontestuar dhe njerëz me përvojë zero në arsim” – tha Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Kuzeska: Mickoski ka partizuar edhe pushtetin lokal

Social demokratët me kundërakuza se përveç “duarve në mjaltë” dhe përplasjeve për tenderë, qytetarët nuk kanë parë asgjë nga puna e Kryetarëve të Komunave nga VMRO-DPMNE-ja.

“Pamë se kryetarët e Komunave të VMRO-DPMNE-së, në vend që para qytetarëve, ata japin llogaridhënie para shefit partiak Hristijan Mickoskit. Me këtë Mickoski konfirmon rolin e Kryebashkiakut të parë për cdo Komunë ku VMRO-DPMNE-ja ka pushtetin lokal. Për këtë shkak nodhi edhe përplasja për tenderin 136 milionë euro për stacionin filtrues në Shkup” – u shpreh Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Sipas LSDM-së stagnimi i Komunave që udhëhiqen nga kuadro të VMRO-DPMNE-së, tregon se kjo parti është e pareformuar dhe ka partizuar edhe vetëqeverisjen lokale.

Related posts

Këto janë vendimet që miratoi sot Qeveria

Gazetamax.mk

Ankesa për mungesë insuline në Tetovë, ministria demanton

Gazetamax.mk

Ballkani Perëndimor “bombë me sahat”, deputeti i PE jep alarmin: Front i dytë i Putinit, ja vendet e rrezikuara

Gazetamax.mk